Getinjo dhe Vivien Thano janë çifti i parë i krijuar në Big Brother VIP Kosova.
Dyshja e famshme përgjatë këtyre ditëve kanë dhuruar momente romantike të shumta, madje edhe intime.
Përkundër se qëndrojnë gjatë gjithë kohës së bashku, ata së fundmi duket se kanë pasur një përplasje me njëri-tjetrin.
Të njëjtit filluan të debatojnë pak para se të nisin xhirimet e videoklipit për këngën që e krijuan banorët brenda shtëpisë.
Ndërkohë, reperi i tha Vivienit, se nëse ajo e provokon, atij nuk i bëhet vonë duke shtuar: “Nuk më intereson, unë nuk prekem, ti je ajo që prekesh”.
Mes shumë gjërave të tjera, artisti nga Ferizaj iu drejtua se që nga ai moment gjërat kanë ndryshuar.
Mbetet të shihet në vazhdimësi se si do të jetë raporti i tyre, apo nëse do të ndryshojë ndonjë gjë.
Tashmë duhet theksuar se është larguar një çift nga BBVK, Urimi dhe Alisa. /Telegrafi/