Site icon Telegrafi

A do të ndikoj pozitivisht vizita e Tusk në Maqedoni?

Ashtu siç është paralajmëruar, Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të vizitojë sot Maqedoninë, në një tentim tjetër të BE-së për të bërë trysni për zgjidhjen e krizës politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tusk do të pritet nga Kryetari i Maqedonisë, Gjorve Ivanov, i cili e ka thelluar kizën politike me refuzimin për të mandatuar Zoran Zaevin, pas sigurimit të 67 nënshkrimeve nga ana e tij.

Ditët e fundit janë shtuar zërat për ndonjë sanksion të mundshëm nga BE-ja ndaj individëve në Maqedoni që ndërlidhen me krizën politike në vend.

Mirëpo, gjasat që vizita e Tusk të jetë e suksesshme në ç’bllokimin e situatës janë të pakta.

Përveç kësaj, vizita e Tusk ka të bëjë edhe me krizën e refugjatëve, rolin e Maqedonisë në menaxhimin e krizës./Telegrafi/

Exit mobile version