Telegrafi

A do të ndihmojë takimi i Mickoskit dhe Zaevit përpilimin e Ligjit për Prokurori Publike

Kryeministri Zaev është i gatshëm për takim me Mickoskit ndërsa ky i fundit ende nuk ka marrë ftesë zyrtare.

Nga OBRM-PDUKM thonë se ende nuk dihet nëse do të shkohet në takim liderësh dhe kjo do të dihet pasi të lexohet ftesa dhe mbi cilat tema do t bisedohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev pas deklaratës në Washington dje tha se është i gatshëm që javën e ardhshme të takohet me shefin e opozitës maqedonase. Qëllimi është që të gjendet zgjidhje kah mesi i tetori, atëherë kur Maqedonia pret vendimin për nisjen e bisedimeve.

“Unë shpresoj se do të gjejmë zgjidhje, shfaqëm pjekuri politike, ofruam Prokurori për ndjekjen e korrupsionit të lartë. Besoj se do të vazhdojmë me biesime”, tha Zaev/

Nëse vjen deri te përafrimi i qëndrimeve për Ligjin për Prokurorinë Publike, OBRM-PDUKM pret që të bisedohet për zgjedhje të parakohshme kuvendare./Telegrafi/