Telegrafi

“Do të ndërroja të gjitha arritjet e karrierës sime me një fitore kundër Spanjës” – dëshira e madhe e Kane në prag të finales

Spanja dhe Anglia do të luajnë finalen e Kampionatit Evropian në stadiumin Olimpik të Berlinit nga ora 21:00, finale me dy skuadrat të drejtuara nga Luis de la Fuente dhe Gareth Southgate, që nuk kanë pësuar humbje në këtëturne.

Është disi e pabesueshme që trofeun e parë në karrierën e tij e pret ende 30-vjeçari Harry Kane, kapiten i Anglisë që është golashënuesi më i mirë i saj ndonjëherë.

Ai aktualisht luan te Bayern Munich dhe është një nga sulmuesit më të mirë të këtij shekulli.  Kane doli me Tottenham në finalen e Ligës së Kampionëve dhe me Anglinë në finalen e Euro 2020.

“Nuk është sekret që nuk kam fituar një trofe ekipor dhe çdo vit jam gjithnjë e më shumë i motivuar për ta ndryshuar këtë”.

“Të dielën kam shansin të fitoj një nga më të mëdhenjtë që mund të fitosh ndonjëherë dhe të bëj histori me kombin tim”.

Lexo po ashtu “Mallkimi” i trofeve për Harry Kane – historiku i të gjitha finaleve të humbura nga anglezi

“Nuk ka dyshim se do të ndërroja gjithçka që kam bërë në karrierën time për një natë speciale dhe do të fitoja finalen”, ka thënë Kane. /Telegrafi/