Banorët e Big Brother VIP Albania 4 tashmë janë ndarë në dy grupe.
Në njërin grup është Gjesti, Rozana, Egli, Livia dhe çifti Tiri e Krisa, e në anën tjetër është Gerta, G Bani, Valbona, Jozi, Loredana e Danja.
Pas incidentit të mbrëmshëm (e diel) të Gjestit, ata vazhduan ahengun dhe darkën në oborr.
Derisa po qëndronin në anë të ndryshme në ambientet e shtëpisë, Gjesti i tha të shikojnë se si është puthja e vërtetë, ku u shkëmbye një e tillë mes Krisës dhe Tirit.
E më pas ana tjetër reagoi, ndonëse lidhja e Jozit me Lorin po cilësohet false nga shumë.
Gjesti tani është mirë dhe është rikthyer në garë për të vazhduar me çmimin e madh.
Ai la përkohësisht shtëpinë për të bërë një trajtim të duhur në spital pasi Gerta i hodhi alkool në sy. /Telegrafi/