Telegrafi

Të moshuarit nga Kalifornia u veshën me qesa plehrash, për t’i përqafuar nipërit dhe mbesat e tyre në mes të shpërthimit të coronavirusit

Gjyshërit në Kaliforni u veshën me kostume prej qese plehrash si dhe vendosën tub për frymëmarrje noti për t’i përqafuar nipërit dhe mbesat e tyre në mes të shpërthimit të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Daria dhe Bobby Lucarelli nga Ventura, thanë se nuk mund të prisnin, pasi pandemia e COVID-19 i ndau për një muaj.

Te shumica e njerëzve, coronavirusi shkakton simptoma të buta ose të moderuara që pastrohen brenda disa javësh. Ndërkaq të moshuarit, dhe njerëzit me sëmundje ekzistuese mund ta pësojnë me simptoma të rënda ose vdekje.

Të moshuarit i thanë ABC 7 se ata jetojnë disa minuta larg nga vajza e tyre, Dariann Kobe dhe katër nipërit e tyre, Wiley, Val, Kelly, dhe Kace.

Thuhet se të dy familjet kanë zhvilluar vizita të shkurtra nëpër shtëpitë e njëri-tjetrit, por që kanë qëndruar në distancë./Telegrafi/