Site icon Telegrafi

Të moshuarit “hidheshin si kukulla”: Pasagjerët rrëfejnë tmerrin që përjetuan gjatë lundrimit gjashtë orësh me anije (Foto)

Qindra pasagjerë në bordin e një anijeje të shtrenjtë që po udhëtonin nga Liverpooli në North Wales ishin gjendur para një gjendje të sikletshme, si pasojë e kushteve atmosferike, të shtunën.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një anije të ndërtuar në vitin 1945, e cila kishte filluar lundrimin në orën 9 të mëngjesit, nga Liverpuli.

Por për fat të keq, pasi ajo hasi në kushte të vështira atmosferike, pas tri orësh lundrim, pasagjerët ishin njoftuar se ajo ishte e detyruar të kthehej në Liverpool.

Kanë qenë pasagjerët ata që kanë përshkruar udhëtimin si shumë të vështirë, madje disa prej tyre, kryesisht të moshuar ishin “hedhur si kukulla”, e disa të tjerë duke vjellur, gjatë gjashtë orëve të udhëtimit të vështirë. /Telegrafi/

Exit mobile version