Site icon Telegrafi

Të moshuarës në fshatin Gjurgjedell të Kaçanikut, hajnat ia morën rreth 55 mijë euro

Tre persona të panjohur mbrëmjen e së shtunës kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Gjurgjedell në Kaçanik.

Aty të tre personat e panjohur kanë lidhur me lidhëse plastike një grua të cilën e kanë sulmuar dhe kanë kërcënuar me armë për të treguar për vendin e kasafortës.

Lexo po ashtu Hajnat e lidhin një grua dhe nën kërcënimin armës ia vjedhin kasafortën në Kaçanik

Policia ka njoftuar se brenda kasafortës kishte rreth 55 mijë euro.

“Një të moshuare rreth 60 vjet i janë grabitur para në vlerë rreth 55 mijë euro. Grabitësit e kanë kryer veprën nën kërcënimin e armës së ftohtë – thikës”, ka njoftuar policia.

Viktimës i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka nisur hetimet, njofton Telegrafi.

Exit mobile version