Kryetari i partisë greke ”Lidhja e Centralistëve”, Vasilis Levendis ka kërkuar nga kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, që të jetë i vëmendshëm kur bëhet fjalë çështja e emrit të Maqedonisë
Agjencia AIM citon Levendis t’i ketë kërkuar kryetarit Pavlopoulos që ” të mos i jepet Shkupit emri Maqedonia”.
Kjo porosi është bërë gjatë pranimit të liderëve partiak te kryetari i Greqisë, me rastin e Vitit të Ri.
Levendis i ka thënë kryetarit Pavlopoulos që të ketë kujdes pasi që kjo mund të jetë një njollë më e keqe se sa ajo e marrëveshjeve të Londrës dhe Cyrihut për çshtjen qipriote./Telegrafi/