Site icon Telegrafi

Do të modernizohet Armata e Republikës së Maqedonisë

Kryetari i qeverisë teknike të Maqedonisë, Emil Dimitriev, ka paralajmëruar investime të shumëta për modernizimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për blerje të rëndësisë së veçantë, si: transportues, automjete luftarake të blinduara, pajisje për njësinë e operacioneve speciale dhe pajisje për përmirësimin e kapaciteteve të mbrojtjes kundërajrore, si edhe riparimin e helikopterëve ushtarak dhe transportues.

Ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski, tha se modernizimi i paralajmëruar ka për qëllim forcimin e ARM-së, që do të thotë garantimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, që njëkohësisht është në pajtim me standardet e NATO-s./Telegrafi/

Exit mobile version