Telegrafi

Fëmijët nga Kosova nga sot mund të kalojnë kufirin malazez vetëm me certifikatë të lindjes

Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq ka thënë se nga dita e sotme të miturit e Kosovës do të mund të kalojnë kufirin e këtij shteti vetëm me një certifikate të lindjes, kartë studentore apo edhe shëndetësore.

Kryetari Daboviq përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se ky është një lajm i mirë për kosovarët.

“Sapo mora një lajm fantastik…Që nga sot, 27 prill 2021, për hyrje në vendkalimin kufitar Sukobin/Muriqan për në Malë të Zi, të miturve nga Kosova për kalim u duhet vetëm një certifikatë lindje, kartë studentore apo shëndetësore”, ka shkruar Daboviq.

Ai po ashtu ka treguar se së shpejti do të bëhet edhe njohja e ndërsjellt e polisave të sigurimit.

“( së shpejti ) Njohja e ndërsjelltë e polisave të sigurimit”, ka thënë tutje ai.

Siç u shpreh Daboviq gjatë sezonit turistik veror do të jetë vetëm një vendkalim kufitar, ai i Sukobin-Muriqan.

“Vetëm një kontroll gjatë kalimit në vendkalimin kufitar Sukobin/Muriqan gjatë sezonit turistik veror”, ka shkruar ndër të tjera kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq. /Telegrafi/