Telegrafi

Të miturit i gjenden lëndë narkotike në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person i mitur është arrestuar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 12 qese najloni të mbushura me bari të gjelbër të dyshuar për narkotikë e llojit marihuanë me peshë 20.3 gramë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:30, në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/