Telegrafi

Do të miratohet Ligj i ri për reklamimin qeveritar në media!

Të gjitha mediat do të fitojnë një pjesë nga kulaçi i quajtur reklamim qeveritar. Javën e ardhshme në procedurë parlamentare do të futet një ligj i ri i cili pardje u miratua në seancë qeveritare. As qeveria e as ministria e shoqërisë informative që e përgatiti ligjin, nuk e zbuluan përmbajtjen, por potencuan se kjo reformë që po vjen është si rezultat i vërejtjeve evropiane, ka bërë të ditur Telma, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për një prioritet urgjent të reformës që buron nga udhëzimet e marra nga BE për rregullimin e mënyrës së përcaktimit të buxheteve për fushatat qeveritare – mjetet do tu shpërndahen të gjitha mediat. Për propozim ligjin do të vijojë një proces i gjerë konsultues”, kanë thënë nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë.

Për qeverinë, ligji për reklamim dhe ligji për Avokatin e popullit janë obligime me prioritet nga Plani Aksionar për reforma. Kryeministri Emil Dimitriev para dy ditëve shprehu optimizëm se të gjitha ligjet e parapa do të miratohen me kohë fal përkushtimit qeveritar. Ai i ftoi në bashkëpunim partitë dhe organizatat jo qeveritare.

Situata me gjendjen e mediave dhe reklamimin qeveritar u trajtua edhe në raportin e ekspertit evropian Pribe.

Nga ana tjetër nga LSDM opozitare thonë se me to aspak nuk është biseduar për Ligjin e ri në fjalë./Telegrafi/