Telegrafi

Te Milani me dy mendje: Drejtuesit e duan Mottan, Ibrahimovic zgjedh Conten

Zlatan Ibrahimovic beson se Antonio Conte është njeriu i duhur për të zëvendësuar Stefano Piolin, por drejtuesit tjetë të Milanit janë më të bindur në Thiago Mottan e Bolognas.

Pioli pritet të shkarkohet nga kuqezinjtë gjatë verës pasi nuk arriti ta mbajë skuadrën lartë këtë sezon, me kuqezinjtë që dolën nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve dhe ka mbetur shumë prapa në garën për titullin e kampionit.

Ndonëse ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, shumë tifozë të Milanit besojnë se koha e Piolit duhet të përfundojë, edhe pse ai i udhëhoqi ata drejt Scudettos dy vjet më parë.

Mbetet për t’u parë nëse një titull i Ligës së Evropës mund të ndryshojë gjërat për trajnerin italian.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, drejtuesit e Milanit besojnë se Thiago Motta do të jetë një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Piolin nëse ai largohet nga klubi gjatë verës.

Kuqezinjtë e kanë ndjekur punën e trajnerit italo-brazilian në Bologna prej muajsh tashmë dhe vlerësojnë aftësinë e tij për të zhvilluar lojtarë të rinj, stilin e tij sulmues, por të balancuar të lojës dhe aftësitë e tij menaxhuese.

Thiago Motta po bind gjithnjë e më shumë Milanin se ai është njeriu i duhur për këtë punë.

Por në anën tjetër, ish-sulmuesi Zlatan Ibrahimovic është ende duke shtyrë për Conte.

Suedezi beson se ish-trajneri i Chelsea, Juventusit dhe Interit është i duhur për kuqezinjtë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore