Telegrafi

Të mërzitur nga vetëizolimi, anglezët tregojnë se si dukej një ditë e zakonshme para pandemisë

Një video komike shfaq më së miri dëshirën e madhe të qytetarëve në mbarë botën që t’i rikthehen normalitetit, pasi që pandemia e coronavirusit i ka futur në karantinë, duke u detyruar të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre.

E për ta thyer monotoninë, Rowan Akin-Smith, 26-vjeç së bashku me bashkëbanuesit Felix McKechnie, 27 dhe Pablo Hutchinson, 25, janë munduar ta pasqyrojnë në kushte shtëpie një ditë të zakonshme para se të shpërthente pandemia e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Treshja që jetojnë bashkë në Clapham në jug të Londrës, kanë inskenuar një ditë të zakonshme duke përdorur tualetin – më saktësisht tush-kabinën në vend të metrosë, duke u shtirur se po nguten të shkojnë në punë me çanta në shpinë dhe valixhe në dorë.

Ata thonë se këtë po e bëjnë për ta luftuar monotoninë, në kohën sa po qëndrojnë të mbyllur në shtëpinë e tyre gjatë kohës së pandemisë. /Telegrafi/