Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset malore shi me borë.
IHK njofton se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.
Kushtet bio-meteorologjike dhe agro-meteorologjike mbeten të mira si rezultat i insolacionit dhe reshjeve të parashikuara. /Telegrafi/