Telegrafi

Të mërkurën temperaturat deri 20 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot me diell.

IHK njofton se Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes. /Telegrafi/