Punëtorët e sigurimit të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të protestojnë nesër (e mërkurë) para Rektoratit të UP-së, nga ora 11.00 deri në 12.00.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se arsyeja e protestës është mos pagesa e stazhit të punës konform nenit 48 të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës. /Telegrafi/