Në 24-orët e fundit në Kosovë janë arrestuar 28 persona, të cilët nuk kanë respektuar orarin e lëvizjes.
Numri më i madh i personave të arrestuar është në Prizren, gjithsej 17 persona, transmeton Telegrafi.
Ndërsa në Gjilan janë arrestuar 7 persona, në Pejë 3 persona dhe në Gjakovë 1 person.
Kujtojmë se nga 4 maji kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit, ku qytetarëve iu lejohet të dalin dy herë në ditë nga 90 minuta. Koha kur ata mund të dalin është e përcaktuar në bazë të shifrës së parafundit të letërnjoftimit./Telegrafi/