Pas përfundimit të xhiros së 18-të, nis ‘play offi’ në kategorinë e femrave në Superligën e Kosovës në basketboll.
Dy duele tejet interesante do të zhvillohen këtë javë – shkruan në faqen zyrtare të FBK-së.
Të mërkurën me fillim nga ora 13:00, Prishtina e pret në kryeqytet Penzën e Pejës për të zhvilluar ndeshjen e parë të ‘play off-it’ .
Ndërsa dueli i të enjtes që fillon nga ora 13:30 në Prizren, vashat e Bashkimit e presin befasinë e këtij ‘play off-it’ Kastriotin nga Ferizaji.
Bashkimi do të nisë ‘play off-in’ e garës si lider i tabelës. I pasuar nga Prishtina dhe Penza si dhe befasia e këtij ‘play off-it’ Kastrioti, që sivjet ka lënë jashtë top-katërshen Trepçën e Mitrovicës.