Site icon Telegrafi

Të mërkurën nis asfaltimi i segmentit rrugor Besi-Podujevë, lloti 4 do të jetë i bllokuar

Nga data 19 tetor deri 22 tetor, rruga segmenti i rrugës nacionale N25 Besi – Podujevë, lloti 4, do të jetë i bllokuar për shkak të asfaltimit.

Në këtë projekt pjesa nga Sibovci-Gllamnik krahu i djathtë do të jetë i pakalueshëm, ka bërë të ditur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ndërsa ana e majtë po të njëjtin segment shfrytëzohet për qarkullim të automjeteve, është e pakalueshme për qarkullim.

MMPHI kërkon nga qytetarët mirëkuptimin e tyre gjatë kësaj kohe.

Exit mobile version