Site icon Telegrafi

Të martën në Komisionin për Mjedis raportohet për ndotjen e ajrit

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në mbledhjen e sotme miratoi kërkesën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për raportimin mbi cilësinë e ajrit në Prishtinë, e cila ka marrë përmasa shqetësuese.

Deputetja Besa Gaxherri në cilësinë e nënkryetares së komisionit ka kërkuar  në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së të raportojnë urgjentisht institucionet  përgjegjëse për cilësinë e ajrit.

Kërkesa e deputetes Gaxherri është miratuar dhe të martën në ora 12:00 para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të raportojnë  ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, drejtori i KEK-ut, kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtje të Ambientit, përfaqësuesit e  Inspektoratit  të ambientit dhe ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. /Telegrafi/

Exit mobile version