Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës bëri të ditur se të mërkurën, më 31 tetor do të mbahet seanca e jashtëzakonshme lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Zemaj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se LDK ka kërkuar që seanca të mbahet më 31 tetor, në mënyrë që të mos pengohet mbarëvajtja e punës së rregullt të Kuvendit, meqenëse ende ka pika nga seancat e kaluara e që nuk kanë përfunduar, raporton Telegrafi.
“I ftojmë të gjitha grupet politike Kuvend të bëhen pjesë e debatit dhe kjo çështje të merr vendimin e merituar… Është ligjore dhe kushtetuese mbrojtja e territorit të Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/