Site icon Telegrafi

Të mërkurën ditë jopune në Maqedoni

Në pajtim me Konkludimin nga mbledhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 25 nëntor, ndërkaq me rastin e zbatimit të aksionit ‘Dita e drurit-Mbille ardhmërinë tënd’, 30 nëntori 2016 (e mërkurë), është ditë jopune, përveç për të punësuarit në institucionet shëndetësore, kumtoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kumtesën e MPPS-së theksohet se në ditën e aksionit, kopshtet duhet të jenë me orar të zakonshëm të punës.

Data për punimin e kësaj dite do të caktohet plotësisht. /Telegrafi/

Exit mobile version