Policia informon pronarët e automjeteve dhe motorëve tjera për dislokim të veturave nga disa rrugë në Ohër të cilat do të jenë tërësisht të mbyllura për komunikacion, me qëllim që të sigurohet lëvizje e lirë për shkak të manifestimeve që shënojnë 1000 vjetorin e ekzistencës së Kryepeshkopatës së Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sot, stacioni i policisë për sigurinë në komunikacionin rrugor Ohër, njoftojë pronarët e automjeteve për zhvendosjen e vendeve të parkimit të automjeteve në rrugën “Abas Emin” bulevardi “Turistike” rrugë “Kirili dhe Metodi” hapësirë e parkimit në “Porta e Lartë” rrugën “Kuzman Kapidan”, “Ilinden”, “Kosta Abras”, në kryqëzimin rrethore tek “Maqedonisë”. Në këto rrugë, trafiku për automjetet do të mbyllet plotësisht dhe do të ridrejtohet në bregun “Maqedonia”. Ky veprim është parkimi i ndaluar i automjeteve të pasagjerëve dhe automjeteve të tjera”, deklarojnë nga SPB Ohër.
Nga policia theksojnë se do të ketë komunikacioni të veçantë nga nesër në ora 9 dhe do të zgjas deri më 28 të këtij muaji. /Telegrafi/