Telegrafi

Të mbledhur para hyrjes së stadiumit dhe duke kënduar: Tifozët e PSG-së presin konferencën e parë të Messit

Tifozët e Paris Saint-Germain janë duke pritur të dëgjojnë fjalët e para të Lionel Messit si lojtar i tyre.

Ylli argjentinas tashmë e ka kompletuar kalimin te PSG si lojtar i lirë në një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Lojtari 34-vjeëar do të fitojë 35 milionë euro në sezon te klubi parisien, ndërsa përkrahësit e skuadrës po presin fjalët e tij të para.

Brenda pak minutash, Messi pritet t’u drejtohet tifozëve të PSG-së, duke treguar edhe për qëllimet e tij që ka ardhur në klub.

Mijëra tifozë janë duke pritur jashtë dyerve të stadiumit, e që tashmë ka filluar edhe ceremonia e prezantimit të Messit para tifozëve. /Telegrafi/