Telegrafi

Të mbetur pa Salah dhe Mane, Liverpooli gati të shpenzojë miliona për Diazin në janar

Sadio Mane dhe Mohamed Salah janë bashkuar me ekipet e tyre kombëtare për Kupën e Kombeve të Afrikës, ndërsa Liverpooli i mbetur  pa sulmues janë afër të mbyllin nënshkrimin me Luis Diazin.

Anësori i Portos, ka tërhequr interesin e The Reds pasi u dallua me paraqitjet e tij gjatë vitit të kaluar dhe ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje në Ligën Premier të Portugalisë këtë sezon.

Sipas The Sun, Jurgen Klopp ishte i impresionuar me paraqitjet e anësorit 24-vjeçar në ndeshjet e Liverpoolit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Portos.

Klauzola e blerjes së Diaz është vendosur në 80 milionë euro, por mediat britanike raportojnë se Liverpool mund ta nënshkruajë me të për 70 milionë eurove në janar.

Kolumbiani gjithashtu bëri përshtypje në Kupën e Amerikës të verës së kaluar, ku ai shënoi katër herë për të përfunduar golashënuesi më i mirë i turneut së bashku me Lionel Messin.

Salah dhe Mane mund të humbasin deri në shtatë ndeshje të Liverpoolit nëse ekipet e tyre kombëtare arrijnë deri në finalen, e cila do të zhvillohet më 6 shkurt. /Telegrafi/