Debat për çështjet lidhur me zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi dhe rekomandimet për përmirësimin e mëtejshëm lidhur me organizatat civile dhe rrjetet e tyre, është qëllimi i konferencës ‘Marrëveshje kornizë për partneritet me Komisionin Evropian’ që sot duhet të hapet në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konferencën do ta hapë Liselot Isakson, drejtor i sektorit pranë Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim dhe Nikolla Bartolini, drejtor për bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së në Shkup.
Konferenca është në kuadër të Përkrahjes teknike të organizatave civile (TAKSO), projekt rajonal i financuar nga BE-ja. /Telegrafi/