Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashovski, e rikujtoi OBRM-PDUKM-në se të martën do të mbajë konferencë për shtyp në lidhje me audio-incizimin që e publikuan disa portale.
Përgjigja e Rashkovskit vjen pasi që partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM akuzuan Rashkovskin se në incizim kurdis tender në vlerë prej shtatë milionë eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“OBRM-PDUKM nuk mund ta kuptojë se nuk janë ata që e caktojnë dinamikën e veprimit tonë. Kur tashmë dëshmuan se nuk dinë gjuhë angleze dhe nuk dinë se çfarë do të thotë ‘Letter of award’, le të lexojnë se që para dy ditëve në gjuhën maqedonase është shkuar se të martën do të ketë konferencë për shtyp në lidhje me këtë temë”, u përgjigj Rashkovski./Telegrafi/