Aleanca Kosova e Re (AKR) do të mbajë mbledhje komemorative për ta nderuar jetën e dhe veprën e anëtarit të saj, gazetarit dhe ekonomistit, Ibrahim Rexhepit.
Mbledhja komemorative do të mbahet nesër në sallën e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, me fillim në orën 10:00.
Ibrahim Rexhepi ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pas një sëmundje të rëndë.
Ai kishte lindur në Slivovë të Ferizajt, ndërsa studioi në Fakultetin e atëhershëm Ekonomiko – Juridik të Universitetit të Prishtinës, transmeton Zëri.
Ibrahim Rexhepi më 1976 nisi punën në profesionin e gazetarisë në Rilindje, për të vazhduar në “Kohën Ditore”, Kohavision, Lajm, Express,etj.
Ai ishte anëtar i Aleancës Kosova e Re, ndërsa qe disa muaj ushtronte funksionin e këshilltarit për ekonomi në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. /Telegrafi/