Pasi “E Majta, përmes një peticioni, kundërshtoi Udhëzimet për mbajtjen e regjistrave të Ministrisë së Drejtësisë, Gjykata Kushtetuese vendosi të fillojë një procedurë të bazuar në të njëjtën gjë, duke u ndalur kështu në dëshirat e qeverisë etnotribaliste për të poshtëruar dhe nënshtruar kombin ndaj dëshirave secesioniste të partive neoballiste të minoritetit shqiptar”, thonë nga “E majta”.
“Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi ta anulojë këtë Udhëzim, me të cilin vendimi ka fuqi prapavepruese, pra konsiderohet nga momenti i miratimit të aktit që anulohet.
“Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, përmes këtij akti ka tentuar të fusë dygjuhësinë dhe rubrikën për “kombësi” në certifikatat e reja të lindjes, në kundërshtim me të gjitha praktikat civilizuese dhe me qëllim të ndarjes së popullatës në Republikën e Maqedonisë”, thonë nga “E Majta”.
“Kjo qeveri jopopullore e LSDM-së dhe BDI-së, në vend që të punojë në interes të kombit maqedonas, vazhdimisht ndërmerr hapa që çojnë në dezintegrim të mëtejshëm, me çka kombi maqedonas zbret në një nivel ku barazohet me përkatësinë etnike.
“E Majta” do të vazhdojë në luftën dhe vendosmërinë për ruajtjen e identitetit dhe shtetit maqedonas duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion”, thuhet në deklaratën e partive./Telegrafi/