Kur bëhet fjalë për modën gjithçka mund të ndodhë
Në Javën e Modës në Paris pamë trendet më të fundit të veshjeve duke filluar nga ato që i dashuruam e deri tek ato më të çuditshmet.
Po ashtu, nuk munguan edhe trendet e grimit apo të manikyrit dhe ky i fundit na futi në mendime. Në sfilatat e Mugler pamë modele, të cilat kishin të lyer me manikyr vetëm gishtin e mesit.
Artistja e thonjve, Marian Newman tregoi se kjo gjë ishte një trend i manikyrit, që po ashtu përcjellë një mesazh (jo dhe aq) të fshehtë. Po, është pikërisht ajo që po mendoni!
“Në Mugler jemi kthyer pas në vitet `80, megjithëse në një mënyrë pak të ashpër dhe të pasjellshme, por njëkohësisht edhe të zgjuar. Kemi bërë një manikyr italian, ku anët qëndrojnë nude, ndërsa mesi lyet me ngjyrën e preferuar. Kemi menduar që kur modelet sfilojnë në skenë, ndoshta do të duan t`i tregojnë dikujt gishtin e mesit pa bërë gjë”, – ka treguar Newman duke qeshur.
“Është një mesazh i fshehur. Një mesazh privat, sekret dhe i sofistikuar”, – ka përfunduar ajo.
Nëse edhe ju dëshironi t`i tregoni vendin dikujt ky manikyr është ai që ju duhet.