Site icon Telegrafi

“Do të lyejë me benzinë”, dënohet me 150 ditë burgim i akuzuari që kanosi gazetarin Kajtazi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Driton Dobruna për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi, duke e dënuar me 150 ditë burgim.

Aktgjykimi ndaj të pandehurit Dobruna u shpall të hënën nga gjykatësi, Dibran Jusufi raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Jusufi bëri të ditur se të akuzuarit Dobruna i ndërpritet masa e paraburgimi, ndërsa dënimi ndaj tij do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve pasi që ky aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm.

Prezent në seancën e sotme nuk ishte i akuzuari Dobruna dhe as prokurori i rastit Paulin Pashku, ndërsa mori pjesë i dëmtuari Kajtazi.

Exit mobile version