Telegrafi

‘Të lutem mos shko!’ – Jack Grealish xhirohet duke e lutur Bernardo Silvan të mos largohet

(Foto: Screenshot/Twitter/Getty)

Jack Grealish është xhiruar duke kërkuar nga Bernardo Silva të qëndrojë te Manchester City, gjatë festës së skuadrës pas tripletës historike që e fituan këtë sezon.

Anësori portugez është njëri nga lojtarët kyçë të Pep Guardiolas, mirëpo shumë klube evropianë janë të interesuar për shërbimet e tij, duke përfshirë Barcelonën dhe Paris Saint-Germainin.

Trajneri dhe klubi nuk do ta pengojnë 28-vjeçarin nëse ai shpreh dëshirë që të largohet nga Etihad Stadium.

Lexo po ashtu PSG ofron dyshen italiane në marrëveshjen për Bernardo Silvan

City është bërë vetëm skuadra e dytë në histori që fiton Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA (pas Manchester Unitedit të vitit 1999) dhe kanë mbajtur një paradë me autobus për ta festuar suksesin e jashtëzakonshëm.

Kamerat e kanë xhiruar çdo moment të festës, ndërsa një nga pamjet interesante ka qenë kur Grealish është kapur duke i thënë Silvas: “Të lutem mos shko, Bernardo! Të lutem mos shko!”, derisa portugezi dhe të tjerët kanë qeshur.

Po ashtu, anglezi i ka kënduar serenada bashkëlojtarit të tij në një ndejë private duke i thënë: “Sinqerisht, është një person në këtë skuadër që absolutisht e admiroj… dhe ai duket i pastrehë. Emri i tij është Bernardo Silva”. /Telegrafi/