Telegrafi

Të luash rolin e një homoseksuali, Genc salihu: Do t’ua rekomandoja të gjithëve (Foto/Video)

Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Genc Salihu, është mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Mirëpo përveç muzikës, kohëve të fundit ai ka shpërqendruar paksa karrierën e tij edhe në aktrim.

Genci është bërë pjesë e një prej prodhimeve filmike në vend, duke luajtur rolin e një homoseksuali në filmin e ri “Martesa”.

Genc Salhiu në “Top Show Magazine”

I ftuar mbrëmë (e premte) në “Top Show Magazine”, këngëtari Salihu rrëfeu për eksperiencën në fjalë.

E pyetur nga moderatorja Albana Osmani, se si ishte të ishte ‘gay’ brenda një filmi? – Ai dha një përgjigje mjaft interesante.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Të luash rolin e një personazhi ‘Gay’, është një përvojë që do t’ua rekomandoja të gjithëve”, ka thënë Genc Salihu.

Ndër të tjerash këngëtari ceki se ai vet nuk është homoseksual, por thotë se ky komunitet ekziston deshëm apo nuk deshëm ne, ndonëse në Ballkan shihet më shumë si komunitet i izoluar. /Telegrafi/