Telegrafi

A do të luajë Gjimshiti?

Nga ora 14:00 është caktuar të zhvillohen 15 minutat e mbetura të ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, e cila u ndërpre për shkak të motit të keq.

Kombëtarja kuqezi mund të detyrohet t’i zhvillojë këto minuta me një lojtar më pak, duke qenë se nuk dihet nëse Berat Gjimshiti do të jetë i gatshëm të luajë.

Lexo po ashtu “Loro Boriçi” gati për 15 minutat e fundit

Mbrojtësi pësoi një dëmtim disa minuta para ndërprerjes së sfidës dhe rrezikon të mos e mbarojë ndeshjen.

Theksojmë se në momentin kur u ndërpre sfida, rezultati ishte 1-1. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Gjimshiti u lëndua, Shqipëria luan me 10 lojtarë?