Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, iu drejtua vendit në Parlament, me rastin e përvjetorit të pushtimit të Ukrainës.
Fjalimi i liderit të Rusisë tërhoqi vëmendje të madhe si për publikun rus ashtu edhe për atë botëror.
Kamerat filmuan fytyrat e njerëzve të Putinit ndërsa ai mbajti një fjalim.
The show is over. pic.twitter.com/z4L0GMiGlS
— Saint Javelin (@saintjavelin) February 21, 2023
Vëmendja më të madhe mori kreu i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, i cili, sipas përdoruesve të rrjeteve sociale, dukej “sikur i kishte ardhur në maje të hundës”.
Izhgënjyer dukshëm, por edhe nervoz ishte edhe ish -presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev. Pas Medvedev ishte ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoigu.
As zyrtarët e tjerë nuk reaguan ndaj këtij “fjalimi historik”, dëshmojë fotografitë e publikuar në internet.
Ndryshe, Putin njoftoi se Rusia pezullon marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalet strategjike bërthamore të të dy palëve. /Telegrafi/