Telegrafi

Të lodhur nga pritjet si pasojë e një aksidenti në një autostradë në Angli, shoferët e kalojnë kohën duke luajtur futboll e hokej (Foto/Video)

Autostrada M6 në Angli është rihapur pasi ishte mbyllur për gjashtë orë në të dy drejtimet, pas një aksidenti të tmerrshëm ku janë përfshirë disa vetura.

Ekipet emergjente ishin telefonuar pasi ishin aksidentuar tri vetura afër Knutsfordit, transmeton Telegrafi.

Por, ende pa kaluar një orë ata ishin telefonuar sërish për një aksident tjetër që kishte ndodhur në po të njëjtën rrugë, dhe kështu kjo bëri që të mbyllet rruga dhe të krijohen kolona të gjata kilometërshe.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, por mijëra shoferë që kishin ngecur të bllokuar në kolona të gjatë nuk e kishin lejuar veten të mërziten, dhe kështu kishin dalur në rrugë për të luajtur lojëra të ndryshme.

Disa kishin zgjedhur të luajnë futboll, të tjerët preferonin t’i nxjerrin karriget dhe të luajnë me telefona të mençur, por disa prej tyre preferonin të luajnë hokej.

Videot amatore të filmuara me telefon të mençur dhe të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë më së miri për “atmosferën” që kishte mbizotëruar në këto kolona të gjata. /Telegrafi/