Site icon Telegrafi

“Do të lë gjithçka në fushë kundër Sigal Prishtinës”

Amerikani i Pejës premton angazhim maksimal në përballjen e sontme ndaj Sigal Prishtinës.

Roland Davis, basketbollisti i Pejës, që pati një paraqitje mjaft të mirë në përballjen e parë të serisë finale ndaj Sigal Prishtinës ka thënë për faqen zyrtare të ekipit se do të lë zemrën në fushë sonte.

“Pres lojë të mirë nga dy ekipet. Pres që tifozët e tyre të jenë të ashpër dhe të zhurmshëm. Prishtina besoj që është e gatshme dhe e elektrizuar. Ne duhet të barazohemi me intensitetin e tyre dhe të shkojmë të fokusuar. E kemi shikuar disa herë ndeshjen e kaluar dhe duhet të përmirësojmë edhe lojën tonë,” ka thënë Davis për kbpeja.com sot.

“Sa më përket mua, si çdo herë do të futem në parket duke e lënë zemrën aty. Gjëja më me rëndësi për Pejën është që të jemi bashkë, si ekip, pa marrë parasysh fitore a humbje,” ka thënë ndër të tjera amerikani.

Peja është duke udhëhequr serinë finale të “Play-Off” në Superligë 1-0. Përballja e radhës zhvillohet sonte në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:30.

Exit mobile version