Telegrafi

A do të kthehet Bellerin te Barcelona? Kjo është përgjigja e spanjollit

Hector Bellerin

Njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë në krahun e djathtë padyshim që është spanjolli Hector Bellerin.

Anëtari i Arsenalit po kërkohet vazhdimisht nga ish-klubi i tij Barcelona.

Por ka qenë pikërisht spanjolli që ka hedhur poshtë një rikthim të bujshëm në ‘Camp Nou’.

“Në qoftë se un do të doja të luaja në Barcelonë nuk do të largohesha fare nga ajo skuadër”.

“Unë kam qenë me të vërtetë i lumtur kur Arsenali më kërkoi dhe erdha këtu pa menduar dy herë”.

“Nuk po mendoj të kthehem prapa në Barcelonë, qëllimi im është ta ndihmojë Arsenalin për të fituar trofe”, deklaroi Bellerin. /Telegrafi/