Këtë vit së bashku besimtarët ortodoksë dhe katolik sot do festojnë festën krishtere, gjegjësisht ditën e dytë të Pashkëve, ditë ku sipas tyre Jezu Krishti dëshmoi fuqinë e tij hyjnore dhe ‘ringjallte’ të vdekurit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pashkët u shënuan edhe dy ditët e kaluara në mesnatë në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse të Maqedonisë, ndërsa sot do të mbahen liturgji.
Kjo festë është një kombinim i fesë dhe traditës së krishterëve, e cila fillon të enjten e shenjtë para agimit, ku amviset ngjyrosin vezët me ngjyrë të kuqe për bekim dhe begati. /Telegrafi/