Nga 30 deri 100% janë shkatërruar vreshtat dhe pemët në Manastir dhe Mogilla nga temperaturat e ulëta, që ditëve të fundit kapluan Maqedoninë. Më shumë janë dëmtuar vreshtat, dardhat, mollët, kumbullat, arrat si dhe patatet dhe luleshtrydhet, ndërsa përqindje e vogël e dëmeve është vërejtur në Novaci, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të kësaj në Ministrinë e Bujqësisë janë formuar komisione të cilët do t’i rishikojnë kërkesat e bujqve për dëmet e shkaktuara. Bujqit kërkesat do të mund t’i dorëzojnë deri më 10 maj në Njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë të vendeve përkatëse.
Nga Ministria e Bujqësisë nuk japin përgjigje për atë se kur bujqit do t’i marrin paratë për dëmet e shkaktuara nga moti i ftohtë./Telegrafi/