Telegrafi

‘Do të kishim një top mesfushor’ – Cucurella e fton Caicedon t’i bashkohet te Chelsea

(Foto: Getty)

Marc Cucurella ka kërkuar nga Moises Caicedo që t’i bashkohet te Chelsea, ndërkohë që ka konfirmuar se do të qëndrojë në Stamford Bridge.

24-vjeçari ka pranuar se Blutë patën një sezon të vështirë duke përfunduar në vend të 12-të në Ligën Premier, mirëpo ai dëshiron të vazhdojë të luajë nën urdhrat e trajnerit të ri, Mauricio Pochettino.

Në anën tjetër, ka kërkuar nga ish-bashkëlojtari i tij te Brightoni, Caicedo, që t’i bashkohet, megjithëse Chelseat i janë refuzuar këtë javë 70 milionë funte (81 milionë euro) për mesfushorin.

Lexo po ashtu Brighton refuzon ofertën e lartë të Chelseat për Caicedon

“Po, padyshim, dua të qëndroj te Chelsea. Jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë Cucurella për London Evening Standard.

I pyetur për Caicedon, 24-vjeçari është shprehur: “Kam lexuar disa herë në media se ai dëshiron të vijë këtu! Kam raporte të mira me të. Është një top lojtar dhe nëse do të vinte këtu, mendoj se do të kishim një top mesfushor për një kohë të gjatë”. /Telegrafi/