Telegrafi

 “Do të kisha nënshkruar për Real Madridin”, Pedri befason me deklaratën e tij

Mesfushori i Barcelonës, Pedri ka thënë se ai ka qenë gjithmonë një tifoz i Blaugranave, por në rast një oferte nuk do ta refuzonte Real Madridin në të kaluarën.

Pedri e pranon se ai u rrit si mbështetës i Barçës, pasi u transferua në klub nga Las Palmas dy vjet më parë.

“Unë e kam thënë gjithmonë këtë, kam qenë tifoz i Barçës që kur isha fëmijë”, ka thënë fillimisht Pedri për ICON.

“Kur isha i vogël, pothuajse të gjithë simpatizonin Real Madridin, unë isha njëri nga përjashtimet e pakta”.

“Nëse do të kisha luajtur për Real Madridin? Mendoj se po”.

“Ambicia ime ishte të bëja rrugën time si futbollist profesionist dhe do të kishte qenë shumë e vështirë të refuzoja ofertën e një prej më të mëdhenjve në historinë e sportit”.

“Ai tren kaloi dhe dy vjet më vonë unë nënshkrova për ekipin tim të ëndrrave. Ekipin e familjes sime dhe e idhullit tim të parë Andres Iniesta”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/