Telegrafi

Do të ketë edhe një takim përmbyllës mes klubeve, Nedim Bajrami shumë afër transferimit te Fiorentina

Nedim Bajrami është gati për ta bërë hapin e madh në karrierë, pasi ditët e tij te Empoli janë të numëruara tanimë.

Mesfushori shqiptar ka pasur një vit fantastik me Empolin, ku në 38 ndeshje zyrtare ka shënuar nëntë gola e ka asistuar në shtatë të tjerë.

Fiorentina mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij dhe tani e disa javë janë në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e Empolit.

Sipas mediave italiane ka një marrëveshje mes palëve dhe do të ketë edhe një takim të fundit këtë javë për t’i diskutuar disa detaje.

23-vjeçari pritet t’i bashkohet Fiorentinës ku e pret një kontratë pesë vjeçare me klubin nga Artemio Franchi.

Ndërkohë transferimi i reprezentuesit shqiptar pritet t’i kushtojë Fiorentinës rreth 15 milionë euro me disa bonuse që do të vihen në kontratën mes dy klubeve.

Bajrami ishte në listën e dëshirave edhe të Sassuolos dhe Hertha Berlin, por lojtari prej kohësh kishte një marrëveshje personale me klubin vjollcë. /Telegrafi/