Ende nuk është arritur një marrëveshje mes pushtetit dhe OBRM-PDUKM-së rreth Ligjit për prokurori publike, që është ligj i vetëm i të ashtuquajturës paketa reformuese.
Bisedimet rreth Ligjit për prokurori publike, me të cilën rregullohet edhe e ardhmja e PSP-së është në qorrsokak. Nga ‘Grupi Blueprint’ të shoqatave qytetare propozojnë që ligji të mos përfshijë përdorimin e ‘bombave’ si dëshmi, por se duhet të lihet në ligjin ekzistues për procedurë penale dhe të gjykatave. Propozojnë edhe ndryshim në pjesën e mandatit të prokurorëve special dhe kufizim të kompetencave mes PSP-së dhe prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Thonë se këto propozime janë dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zaev tha se bisedimet nuk kanë dinamikën e njëjtë ndërsa ministrja e Drejtësisë dje përsëriti se është e papranueshme zgjidhje në të cilën përfshihet amnisti te lëndët që tashmë janë hapur, por deputeti Milloshoski thotë se nuk do të lejojnë hetime të PSP-së jashtë afatit ligjor prej 18 muajve.
Ligj për prokurori publike është detyra e fundit e reformave gjyqësore. Kryeministri Zaev thotë se moszgjidhja e kësaj çështje mund të jetë pretekst i disa vendeve të BE-së të kundërshtojnë vendimin për dhënien e datës për bisedime dhe për këtë shkak duhet të arrihet marrëveshje./Telegrafi/