Rivalët britanikë të boksit, Joe Joyce dhe Anthony Joshua, së shpejti mund të përfshihen në një meç real boksi, pasi tashmë zënka mes tyre po vazhdon në rrjetet sociale.
Ish-kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda kishte deklaruar se do ta mposhtte sfiduesin e tij brenda një raundi. Derisa Joyce e ka quajtur AJ “një top xhami”.
Gjasat e rimeçit të 32-vjeçarit me Oleksandr Usyk në një të ardhme të afërt janë thuajse zero, duke qenë se ukrainasi është kthyer në vendlindje për të luftuar kundër pushtimit rus.
Kundërshtar i mundshëm i Joshuas mund të jetë edhe suedezi Otto Wallin, porse rivaliteti me britanikun tjetër, Joe Joyce, është rritur shumë pas shkëmbimit të ‘thumbimeve’ në mediat sociale.
Lol ok … I’ve shared this ring with most people you see in the heavyweight division today! I boxed Otto wallin twice as youngsters & I boxed joe and stopped him in 1 round. I’d do the same thing today! Ain’t nothing changed. https://t.co/L3dYMJFD8L
— Anthony Joshua (@anthonyjoshua) March 9, 2022
“E kam ndarë ringun me shumicën e njerëzve që i shihni sot në divizionin e peshave të rënda. Kam boksuar dy herë me Otto Wallin si të rinj, ndërsa kam boksuar me Joe dhe e kam ndalur në një raund. Të njëjtën gjë do ta bëja edhe sot! Asgjë nuk ka ndryshuar”, kishte shkruar AJ në Twitter.
Nuk ka munguar reagimi i Joyce, i cili e ka ngacmuar për humbjen nga Usyk, i cili ia mori Joshuas titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO në kategorinë e peshave të rënda në Tottenham Hotspur Stadium në shtatorin e kaluar.
“Anthony Joshua je duke pësuar një shkrirje, ku janë gjithë rripat e tu? A po të ndihmojnë të gjithë ato sponsorime dhe mbështetje? Ti je një top xhami, ndërprite aktrimin, të është falur gjithçka”, ka shkruar rivali i tij.
And @anthonyjoshua you having a meltdown, where’s all your belts? All those sponsorships and endorsements helping? You’re a glass cannon, quit the act, you were given everything. #easymode https://t.co/4A3CCdQ3y9
— Joe Joyce (@JoeJoyceBoxing) March 14, 2022
Menjëherë pas erdhi edhe reagimi i AJ, i cili tha se Joyce iu deshën pesë ditë që të vinte me këtë përgjigje, derisa sfiduesi theksoi se Anthony është duke e shmangur.
Me Usyk në Ukrainë, ku është betuar të luftojë kundër rusëve, tifozët e boksit por kërkojnë një duel ndërmjet dy britanikëve. Derisa padyshim se ëndrra e gjithë dashamirëve të këtij sporti është që t’i shohin së paku një herë bashkë në ring Joshuan dhe Wilderin. /Telegrafi/