Telegrafi

“Të ka lali shpirt” në finalen e “Arabs Got Talent” (Video)

Kënga shqiptare “Të ka lali shpirt” vazhdon suksesin, duke mbërritur deri në Arabinë Saudite.

Pavarësisht se kanë kaluar dy vite që prej publikimit të kësaj kënge, bashkëpunimi i këngëtarëve Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi, është bërë dhe në versionin arab, transmeton Telegrafi.

Një prej konkurrenteve të “Arabs Got Talent”, ka zgjedhur të prezantohet në natën finale pikërisht me tingujt e kësaj kënge.

Vajza e cila ofron spektakël me trupin e saj, përmes rrathëve, shton më shumë emocione me këngën, që mesa duket është bërë hit në Arabinë Saudite. /Telegrafi/