Kënga “Të ka lali shpirt” e kënduar nga Silva Gunbardhi, Mandi e Dafi ka arritur që të arrijë shifrën e 100 milionë klikimeve në rrjetin e shpërndarjes së videove, YouTube.
Kjo bëhet kënga e parë në gjuhën shqipe që arrin në këtë shifër në të gjitha zhanret dhe mban rekordin edhe për zhanrin pop-folk, të cilës kjo këngë i takon.
Kënga dëgjohet mjaft shumë jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga vendet e tjera të Ballkanit dhe më gjërë.
Vendin e dytë në histori të muzikës shqiptare e mban “Fenix” me 25 milionë klikime, teksa kënga e Tunës dhe Cozman mban edhe rekordin për muzikën moderne shqiptare. /Telegrafi/