Site icon Telegrafi

“Do të jetë një rrugëtim i vështirë deri në fund” – Simeone nuk është i lumtur me barazimin e Atleticos ndaj Realit

Diego Simeone ka thënë se Atletico Madridi duhet të luftojë deri në fund nëse dëshirojnë të shpallen kampion në La Liga.

Los Cholchoneros barazuan 1-1 në shtëpi me Real Madridin në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Me këtë barazim, Barcelona tani mbetet vetëm tre pikë mbrapa Atleticos dhe Simeone ka kërkuar nga lojtarët e tij të jenë më të fokusuar.

Lexo po ashtu U turpërua nga Carrasco – Vazquez ia kthen belgut: Sa bukur

“Nuk dua të jem ekstrem nga ajo çfarë them. Unë largohem nga këtu me shumë gjëra të rëndësishme për momentin – loja e ekipit, gjithsej pikët që të gjithë kanë bërë një përpjekje masive gjatë një sezoni ku të gjithë po mendonin se do të fitonim kampionatin me 20 pikë. Nuk e di se çfarë po mendonin”.

“Do të jetë një rrugë shumë e vështirë deri në fund për të gjithë. Ne duam të përmirësojmë sezonin e kaluar dhe do të shkojmë në atë udhë”.

Në lidhje me vendimin e gjyqtarit për të mos dhënë një penallti për Real Madridin për shkak të një loje më dorë nga Felipe, trajneri i Atleticos ishte i heshtur.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues në derbin e Madridit: Atletico e Reali ndahen në paqe

“Kam shumë gjëra për t’u shqetësuar për të menduar për këtë”, ka thënë Simeone.

“Këtë ua lë njerëzve në VAR dhe arbitrave. Unë nuk përfshihem sepse kam kaq shumë gjëra të tjera për të menduar. Ata më thanë se ishte lojë me dorë nga [Sergio] Ramos në Eibar”.

Lexo po ashtu Casemiro më i miri: Atletico Madrid 1-1 Real Madrid, notat e lojtarëve

“Është shumë e vështirë për gjyqtarët të kenë një kriter – a është shumë e ulët, e lartë, në ajër, në tokë…”

“VAR na ka bërë më të bindur për atë që ishte apo jo jashtë loje, nëse është një penallti apo jo … është përmirësuar shumë në të gjitha fushat”, ka shtuar më tej trajneri argjentinas. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore